Imprint

Emri i firmës:
Übersetzungsbüro SCAMPA e.U.

Sipërmarrësja:
Mag. Lumturi Pleticha

Forma juridike:
Biznes individual i regjistruar

Selia e firmës:
Salzburg

Adresa e firmës:
Ampfinggasse 8, 5020 Salzburg
Austria

Telefon: +43 (0)650 – 730 00 49
E-Mail: scampa@albanischuebersetzung.com
Web: www.albanischuebersetzung.com

Objekt i biznesit: Shërbime gjuhë­sore – Përkthi­me Gjer­ma­nisht – Shqip – Gjer­ma­nisht

Autoriteti sipas Ligjit të Treg­ti­së Elek­tro­ni­ke: Magistrati i Qy­te­tit Salz­burg

Anëtare e Dhomës së Treg­ti­së së Salz­bur­gut: Shër­bi­me treg­ta­re / Shër­bi­me gju­hë­so­re

Numri i regjistrit: FN530654 z, Gjykata e Salz­burgut

Numri UID: ATU70249368

Legjislacioni i zbatueshëm: Rregu­llor­ja treg­ta­re

Krijimi i firmës: 05.01.2016

Përgjegjësia për përmbajt­jen

Përmbajtja e faqeve to­na elektronike u për­pi­luan me kuj­de­sin më të madh. Me­gji­tha­të ne nuk mund të ga­ran­to­jmë saktë­si­në, tërësi­në dhe aktualitet­in e ty­re. Zyra e Përkthimeve SCAMPA (më tej: SCAMPA) nuk mban as­një për­gje­gjë­si për dë­met mate­riale ose jo­mate­riale të shkak­tua­ra nga për­dorimi apo mos­për­dorimi i infor­ma­cio­neve të ofrua­ra, ose nga për­dori­mi i informacione­ve të pa­sakta ose jo të plo­ta, nëse nuk ka pro­va që SCAMPA ka ve­pruar që­lli­misht ose është tre­guar te­për e pa­kuj­des­shme.

Përgjegjësia për Links (Lidhje me faqe elek­tro­nike)

Faqet tona elektronike përmbajnë li­dhje me fa­qe elektronike të jasht­me të pa­lëve të tre­ta, për­mbajt­ja e të ci­la­ve është jash­të për­gje­gjë­si­ve tona dhe ne nuk kemi asnjë ndi­kim mbi to. Për për­mbajt­jen e faqeve elek­tro­nike të lidhu­ra për­gjegjë­sia bie ekskluzi­visht mbi provi­derin për­katës dhe mbi operator­in e tyre. Kjo është dhe arësye­ja përse ne nuk mund të mbajmë për­gje­gjësi për për­mbajtjen e faqe­ve të huaja elektronike. Lidh­jet në këtë faqe elektronike me faqet elektro­nike të palëve të treta gjitha­shtu nuk duhen kuptuar si re­komandim apo për më te­për si de­klara­të garancie. Përgjegjë­sia për për­mbajtjet ilega­le, të pa­sakta ose të pa­plota dhe sido­mos përgjegjë­sia për dëmet që shkak­tohen nga për­dorimi ose mos­përdori­mi i informacio­neve të ofruara në këtë mëny­rë, bie ekskluzi­visht mbi provide­rin e faqes që i referon dhe jo mbi atë, që thjesht nëpër­mjet lidhjeve elektro­nike i refero­het boti­meve për­katëse. SCAMPA nuk mban përgjegjë­si për pohi­met e pa­sakta, jo korrek­te, të egzagje­ruara apo që bien ndesh me li­gjin, të faqeve elektro­nike me të cilat është e lidhur, dhe në asnjë rast nuk është subjekt i rekur­sit. Përmbaj­tja e faqeve elektro­nike të lidhura u kontro­lluan për shkelje të mund­shme ligjore në kohën kur u krijua lidh­ja. Asnjë përmbajte e pa­ligj­shme nuk ishte evi­dente në ko­hën kur u bë lidhja me këto faqe elektro­nike. Një kontroll per­ma­nent i për­mbajtjes së fa­qeve elektro­nike të lidhura, pa pro­va konkre­te për ndonjë shkel­je ligjore, nuk është i mundur. Me t’u infor­muar për shkelje ligjore, merr­en masa të menjëher­shme, duke i hequr këto lidhje elektro­nike nga faqja jonë e internetit.

E Drejta e Autorit

Përmbajtja dhe punimet e prezan­tuara nga SCAMPA në kë­to faqe elektro­nike i nën­shtrohen të drejtës së autor­it. Për­punimi, shpër­ndarja, shumë­fishimi dhe çdo lloj tje­tër për­dorimi i tyre është i mundur vetëm me miratimin me shkrim nga SCAMPA. Shkarkimet dhe kopimi i këtyre faqeve elektro­nike është i ndaluar. E drejta e autorit për objektet e publiku­ara, të krijuara nga vetë SCAMPA, i përket vetëm autorit të kësaj faqeje elektro­nike. Shumë­fishimi apo për­dorimi i grafikëve, teks­teve, foto­ve dhe të dhënave të tjera në­për botime elektro­nike apo botime të shty­pura nuk lejohet pa miratim­in e SCAMPA-s. E drejta e autor­it për palë të tre­ta njihet për ato raste, kur bëhet fjalë për për­mbajte teksti që nuk janë har­tuar nga SCAMPA. Megji­thatë, nëse vi­ni re një shkel­je të së drej­tës së autorit, lute­mi për informacio­nin përka­tës. Në rast eviden­timi të ndonjë shkelje­je të së drejtes së autor­it, përmbaj­tjet për­katëse do të fshihen menjë­here.

Shkëmbimi i informacionit nëpër­mjet postës elektro­nike (Email)

SCAMPA nuk mban asnjë për­gjegjë­si për shkëmbimin e informa­cionit në­për­mjet adresave të postës elektro­nike. Gjatë përdorimit të këtyre adresave mund të ndo­dhë që persona të pa­autori­zuar të mund të lexojnë informa­cionet e shkëm­byera, duke shkelur në këtë mënyrë aspek­te të mbrojtjes së privatë­sisë. Njëkohë­sisht informa­cionet e për­cjella nëpër­mjet postës elektro­nike mund të hum­bin në internet ose të drejto­hen në adresa të gabua­ra. Në një rast të tillë SCAMPA nuk mban as­një lloj përgjegjë­sie.

E drejta e fotografive

Autorë: fotografi të SCAMPA-s, si edhe 123RF fotografi pa licence dhe Zyra e Turizmit të Salzburgut.