Pyetjet më të shpesh­ta

për Zy­rën e Për­kthi­me­ve SCAMPA

Scampa është emri an­tik i qy­te­tit të Elba­sa­nit, vend­lindja e drejtueses së Zy­rës së Për­kthi­me­ve SCAMPA. Di­kur në ko­hën ro­ma­ke si një vend pu­shi­mi dhe një qen­dër treg­ta­re (Mansio Scampa) për­gja­të rru­gës Egnatia – rru­ga an­ti­ke li­dhë­se mi­dis Ro­mës dhe Bi­zan­tit, Scampa u zhvi­llua në she­kujt e më­von­shëm si një qen­dër ba­ni­mi me një ka­la të fu­qi­shme.

Emri i sotëm i Elbasanit („Ka­la e for­të“) i re­fe­ro­het ko­hës pas push­ti­mit turk të qy­te­tit në she­ku­llin e XV.

Scampa është gjitha­shtu një fja­lë nga ilir­isht­ja që do të tho­të „shkëmb“ dhe në kup­ti­min fi­gu­ra­tiv të saj qën­dron për për­kthi­me kom­pe­ten­te – pra me ci­lë­si shkëmb të fortë.

Kalaja e Elbasanit

Kalaja e Elbasanit

SCAMPA, si zyrë për­kthi­mesh gjer­ma­nisht – shqip – gjer­ma­nisht, është ha­pur në fi­llim të vi­tit 2016 dhe sy­non t’i ofro­jë të­rë tre­gut gjer­ma­nisht- dhe shqip­fo­lës për­kthi­me sa më ci­lë­so­re në gju­hët gjer­ma­ne dhe shqip.

Kualifikimet e drejtueses së zyrës, Lumturi Pleticha, si për­kthye­se në gju­hët e lart­për­men­du­ra shtrihen në mbi një çe­rek she­ku­lli përvojë si një pikë­li­dhje gju­hë­so­re mes ra­jo­ne­ve gjer­ma­nisht­fo­lë­se dhe aty­re shqip­ta­re.

Liqeni i Prespes

Liqeni i Prespës së Madhe në trekëndëshin kufitar Shqipëri – Maqedoni e Veriut – Greqi

SCAMPA ofron për­kthi­me pro­fe­sio­na­le kom­pe­ten­te dhe me ci­lë­si të lar­të gjer­ma­nisht – shqip – gjer­ma­nisht si dhe shër­bi­me të tje­ra gju­hë­so­re (psh. për­kthy­es sho­që­ru­es) në zo­nën gjer­ma­nisht­fo­lë­se (Austri, Zvicër, Gjer­mani) si dhe në të­rë ra­jo­nin shqip­tar (Shqipëri, Kosovë, Maqe­doni e Veriut, etj).

Baptisteri i shek. VI, Butrint
Baptisteri i shek. VI, Butrint

Jo. SCAMPA foku­so­het e vetë­dij­shme në kom­pe­ten­cat the­me­lo­re të saj – në për­kthi­met pro­fe­sio­na­le gjer­ma­nisht – shqip – gjer­ma­nisht.

Alpet Shqiptare, Valbone
Alpet Shqiptare, Valbonë

Përkthimet dhe shërbi­met e tje­ra gju­hë­so­re ci­lë­so­hen si shër­bi­me te­për të kua­li­fi­kua­ra, me pro­fil dhe for­më që vario­jnë në më­ny­rë të kon­si­de­rue­shme sipas ven­dit që sy­non të shko­jë, sek­to­rit që i re­fe­ro­het, që­lli­mit që mbart, gra­dës së vësh­ti­rë­si­së së ter­mi­no­lo­gji­së, for­mës dhe sa­si­së së tekst­it të për­kthi­mit, si dhe nga pla­ni­fi­ki­mi i afa­te­ve të për­kthimi­t.

Bazuar në kërkesat spe­ci­fi­ke, ne jemi të gat­shëm të pregatisim një vle­rë­sim pa­ra­prak të ko­sto­ve për­ka­të­se për secilin rast individual.

Muzeu Etnografik, Gjirokastër
Muzeu Etnografik, Gjirokastër
 

Fokusi i punës sonë qën­dron në për­kthi­me pro­fe­sio­na­le gjer­ma­nisht – shqip – gjer­ma­nisht dhe në shër­bi­me të tje­ra gju­hë­so­re për tre­gun e li­rë, krye­sisht për kom­pa­ni biz­ne­si, institucione dhe or­ga­ni­za­ta të ndry­shme.

Për përkthime no­te­ria­le gjer­ma­nisht – shqip – gjer­ma­nisht (psh, për çer­ti­fi­ka­ta, dë­shmi) ju re­ko­man­do­jmë të vi­zi­to­ni për Austrinë fa­qen e inter­ne­tit

www.gerichtsdolmetscher.at

Liqeni i Shkopetit, Mat (Dibër)

Liqeni i Shkopetit, Mat (Dibër)