Politikat e Privatësisë
Mbrojtja e të dhënave personale
Mbrojtja e privatësisë është për ne e një rëndësie të veçantë. Përpunimi i të dhënave tuaja bëhet gjithmonë brenda kornizave të ligjit përkatës (DSGVO, TKG 2003). Me politikën tonë të privatësisë ne dëshirojme t’ju informojmë mbi disa aspekte të përpunimit të të dhënave që grumbullohen nëpërmjet faqes sonë elektronike.
Kontaktimi me ne
Nëse na kontaktoni nëpërmjet formularit në faqen tonë elektronike ose me email, të dhënat tuaja do të ruhen nga ne për një periudhë 6 mujore, me qëllim trajtimin e kërkesës suaj dhe në rast të nevojshëm për të dërguar pyetjet tona. Këto të dhëna nuk transmetohen më tej pa miratimin tuaj.
Cookies
Në faqen tonë elektronike ne përdorim të ashtuquajturat „cookies“. Ato paraqesin skedarë të vegjël shkronjash dhe numrash, të cilat ruhen me ndihmën e web-shfletuesit në kompjuterin tuaj. Cookies nuk shkaktojnë asnjë dëm. Ne i vendosim për t’a bërë faqen tonë sa më të lehtë për t’u përdorur. Disa cookies ruhen në komjuterin tuaj, deri sa ju t’i fshini ato. Ato na mundësojnë të njohim web-shfletuesin tuaj, kur ju të klikoni sërisht në faqen tonë elektronike. Nëse ju nuk e dëshironi një gjë të tillë, atëherë mund ta rregulloni web-shfletuesin tuaj në mënyrë të tillë, që t’ju njoftojë sa herë dërgohen cookies dhe ju t’i lejoni vetëm me raste të veçanta. Një ç’aktivizim i cookies do të kufizonte funksionimin e mirë të faqes sonë elektronike në kompjuterin tuaj.
Faqja jonë elektronike përdor vetëm cookies thelbësorë, pra që janë të domosdoshëm për mirëfunksionimin e faqes sonë. Ne nuk përdorim tracking cookies apo cookies të palëve të treta, gjithashtu nuk përdorim asnjë cookies për qëllime reklame.
Të dhëna për vizitorët
Operatori, dmth provideri, i faqes sonë elektronike i regjistron të dhënat e vizitorëve të saj dhe i ruan ato si „skedarë të regjistrit të web-serverave“. Të dhënat protokollohen në këtë mënyrë: faqja elektronike që ndiqet, orari i vizitës, sasia e të dhënave që nisen në byte, burimi/referimi nga i cili hyni në faqen tonë elektronike, lloji i web-shfletuesit që përdoret, sistemi operativ dhe adresa e IP që përdoret. Të gjitha këto informacione të grumbulluara përdoren vetëm për vlerësime statistikore që ndihmojnë në përmirësimin e funksionimit të faqes sonë elektronike.
Kriptimi – SSL
Kriptimi – SSL përdoret për të siguruar sa më mirë të dhënat tuaja të transmetuara. Ju mund t’i dalloni ato nga prefiksi https:// në faqen e linkut të adresës së web-shfletuesit tuaj. Faqet e pakriptuara identifikohen nga http: //. Të gjitha të dhënat që ju transmetoni në këtë faqe elektronike – si pyetje ose fjalëkalime – nuk mund të lexohen nga palët e treta falë kriptimit SSL.
Të drejtat tuaja
Ju gëzoni parimisht të drejtën e informacionit, korrigjimit, fshirjes, kufizimit të transferimit të të dhënave, revokimit dhe të kundërshtimit. Nëse ju mendoni, se përpunimi i të dhënave tuaja bie ndesh me ligjin për mbrojtjen e privatësisë, ose ju pretendoni se në ndonjë mënyrë janë shkelur të drejtat e mbrojtjes së privatësisë, mund të ankoheni tek Autoriteti Mbikqyrës. Në Austri ky është Autoriteti i Mbrojtjes së të dhënave: : https://www.dsb.gv.at/
Kontakt:
Këto janë të dhënat tona të kontaktit: kliko
Informacion:
Burimi i të dhënave për rubrikat : „Të dhëna për vizitorët“ und „Kriptimi-SSL“: datenschutz.org