SCAMPA – më shumë se një zyrë përkthimi

Përkthime gjermanisht – shqip – gjermanisht:
Nga fletëpalosjet deri në transaksione tregtare
SCAMPA ofron përkthime profesionale gjermanisht – shqip – gjermanisht të nivelit më të lartë:
Përkthime të teksteve të thjeshta, koncepte, reklama, prezantime, raporte apo faqe interneti, si edhe përkthyes me eksperiencë për zhvillimin e seminareve, konferencave, kongreseve, panaireve dhe takimeve apo aktiviteteve të tjera.
Oferta jonë përfshin gjithashtu përkthime të teksteve profesionale dhe punëve shkencore, apo dhe përkthyes shoqërues për investimet dhe transaksionet tregtare (Mergers & Acquisitions).
Zyra e Përkthimeve SCAMPA vepron në Austri, Zvicër dhe Gjermani, si edhe në Shqipëri dhe në mbarë zonat shqiptare (Kosovë, Maqedoni e Veriut, etj), apo kudo ku nevojiten përkthime profesionale gjermanisht – shqip – gjermanisht dhe përkthyes me përvojë në këto gjuhë.
Shërbimet tona me përkthime gjermanisht – shqip – gjermanisht mbulojnë ndër të tjera këto sektorë dhe fusha:
- Menaxhim
- Reklamë dhe Marketing
- PR / Marrëdhëniet me Publikun
- Informacion dhe Konsulencë
- Turizëm
- Industri dhe Tregti
- Furnizimi me Lëndë të Parë, Energji dhe Ujë
- Mjedisi dhe Administrimi i Mbeturinave
- Bankat dhe Sigurimet
- Tregtia dhe Zejtaria
- Transporti dhe Logjistika
- Gazetaria dhe Mediat
- Shkenca
- Arsimi dhe Çështjet Sociale
- Mjekësia dhe Kujdesi Shëndetësor
- Kultura dhe Arti

Përkthime me kompetencë dhe cilësi:
Në gjermanisht dhe shqip
Përkthimet gjermanisht – shqip – gjermanisht që ofron Zyra e Përkthimeve SCAMPA kryhen nga shqiptarë.
Ne jemi të vëmendshëm që gjatë përkthimeve në gjuhët gjermane dhe shqip të ruajmë sigurimin e cilësisë së përkthimit dhe menaxhimin efikas të projektit.
Vetëm në këtë mënyrë përfitohet profesionaliteti i përkthimeve në gjermanisht dhe shqip, duke marrë në konsideratë njëkohësisht edhe aspektin ekonomik.