Përkthime Gjermanisht – Shqip – Gjermanisht

Zyra e Përkthimeve SCAMPA:
Partneri juaj për përkthime gjermanisht – shqip – gjermanisht
Zyra e Përkthimeve SCAMPA është një agjensi që ofron shërbim të plotë përkthimesh në gjuhët gjermanisht – shqip – gjermanisht, me fokus në fushën e biznesit në Shqipëri dhe në trevat shqiptare.
Spektri i shërbimeve të Zyrës së Përkthimeve SCAMPA përfshin përkthime cilësore dhe kompetente gjermanisht – shqip – gjermanisht për dokumente dhe tekste prezantuese, përkthime profesionale nga sektorë të ndryshëm, si dhe përkthyes shoqërues për veprimtari të ndryshme të kompanive tregtare si në fushat e eksportit, të investimeve dhe të transaksioneve tregtare (Mergers & Acquisitions).
SCAMPA i ofron shërbimet e saj në gjuhën gjermane dhe shqipe për mbarë rajonin shqiptar dhe atë gjermanishtfolës.
Ne ju sigurojmë përkthime dinjitoze të materialeve dhe aktiviteteve tuaja. Nëse ju nevojiten përkthyes shoqërues me përvojë për gjuhën gjermane dhe shqipe, mos hezitoni të na kontaktoni – Zyra e Përkthimeve SCAMPA është në dispozicionin tuaj !

Profili ynë: Përkthime profesionale gjermanisht – shqip – gjermanisht
Zyra e Përkthimeve SCAMPA përqëndrohet në punën e saj krejtësisht mbi kompetencat bazë të përfituar ndër vite – përkthime profesionale gjermanisht – shqip – gjermanisht.
Tërë spektri i shërbimeve tona me përkthimet ambicioze në gjuhët gjermanisht dhe shqip, mbështetet mbi parimin e pavarësisë – SCAMPA vepron si zyrë përkthimi e pavarur për gjuhët e lartpërmendura.
Ne nuk jemi pjesë e ndonjë kompanie apo shoqate kombëtare ose mbikombëtare përkthyese. Qëllimi i përkthimeve në fushat e kompetencave tona qëndron në ekzistencën tonë krejtësisht të pavarur.


Përkthime kompetente nga Salzburgu:
Në Austri, Zvicër, Gjermani dhe në mbarë rajonin shqipfolës
Selia e Zyrës së Përkthimeve SCAMPA është në Salzburg. Shërbimet e saj mbulojnë mbarë rajonin gjermanishtfolës dhe tërë zonat shqiptare.
SCAMPA si zyrë përkthimi u krijua nga Lumturi Pleticha, sipërmarrëse shqiptare, me një eksperiencë dhjetëravjeçare në zbatim të projekteve konkrete dhe si urë lidhëse midis dy rajoneve kulturore dhe gjuhësore.
Zyra e Përkthimeve SCAMPA ju garanton cilësi, kompetencë, profesionalitet dhe dorëzim të materialeve brenda afateve të duhura. Njëkohësisht për zyrën tonë është e vetëkuptueshme trajtimi konfidencial i të gjithë informacionit dhe dokumentacionit të vënë në dispozicion për t‘u përkthyer.