Zyra e Për­kthi­me­ve SCAMPA – Part­ne­ri Juaj për për­kthi­me gjer­ma­nisht – shqip – gjer­ma­nisht. 

Ndër personalitetet shqip­ta­re më të njo­hu­ra në bo­të ja­në:

  • Heroi Kombë­tar Gjergj Kastriot – Skënder­beu (1405 – 1468), princ shqip­tar dhe sim­bol i vetë­vendosjes dhe pavarësi­së shqip­ta­re. Skënder­beu udhë­ho­qi për mbi 25 vi­te me ra­dhë bash­ki­min e kombit shqip­tar në luf­tën e për­bash­kët kun­dër push­tu­es­ve os­ma­në, du­ke shman­gur një­ko­hë­sisht edhe dy­ndjen e osman­lli­njve në drej­tim të Eu­ro­pës. Për shër­bi­met e tij si mbroj­tës ush­ta­rak i krish­të­ri­mit Papa Calixtus III e nde­roi në vi­tin 1457 me ti­tu­llin e nde­rit Fidei Defensor dhe Athleta Christi;
  • Nënë Tereza (Anjezë Gon­xhe Boja­xhiu), ose Shën Tere­za e Kal­kutës (1910 – 1997), lin­di në një fa­mi­lie shqip­ta­re në Shkup, krye­qy­te­tin e so­tëm të Ma­qe­do­ni­së së Ve­riut. Nënë Tereza the­me­loi në vi­tin 1950 Misiona­rët e Bamirë­si­së, një kon­gre­ga­cion fe­tar ka­to­lik, dhe iu për­kush­tua gja­të gji­thë je­tës së saj ndih­mës për të var­fë­rit dhe të brak­ti­su­rit, pa da­llim e pa për­jash­tim ra­ce, fe­je, kom­bë­sie apo për­ka­të­sie sho­që­ro­re. Nënë Tereza ësh­të nde­ru­ar me çmi­met më të lar­ta, du­ke për­fshi­rë Çmi­min Nobel për Pa­qe (1979), ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Beku­ar e Kal­ku­tës” më 2003 dhe në vi­tin 2016 u shenj­të­rua; dhe
  • Shkrimtari Ismail Kadare (lin­dur më 1936), au­to­ri shqip­tar më i njo­hur në are­nën ndër­kom­bë­ta­re le­tra­re dhe një ndër shkrim­ta­rët më të më­dhenj bashkë­ko­ho­rë. Li­brat e tij ja­në për­kthy­er në më shu­më se 40 gju­hë të ndry­shme në mba­rë bo­tën. Kadare ësh­të vle­rë­su­ar me shu­më çmi­me ndër­kom­bë­ta­re, ndër të tje­ra me çmi­min „Prix mondial Cino del Duca“ (1992), çmi­min bri­ta­nik „Booker International Prize“ (2005), çmi­mi spa­njoll për Ar­tet “Prince of Asturias Awards” (2015), Çmi­min Jeru­za­lem (2015), me ti­tujt fran­ce­zë të nde­rit „Commandeur de la Légion d’Honneuer“ (2016) dhe „Grand Officier de la Lé­gion d’Honneuer“ (2020), si dhe me çmi­min ame­ri­kan Neu­stadt Interna­tion­al Prize for Litera­ture (2020). Një­ko­hë­sisht Karade ësh­të anë­tar për je­të i Aka­de­mi­së së Shkenca­ve Morale dhe Politi­ke në Francë (1996).

Ndër persona­li­te­tet me ori­gji­në shqip­ta­re me një lidh­je të ve­çan­të me Austrinë ja­në :

  • Karl Gega (Carl Rit­ter von Ghega, 1802 – 1860), ish­te in­xhi­ni­er, pla­ni­fi­koi dhe ndër­toi he­ku­ru­dhën e Semmer­ing-ut në Austri (prej vi­tit 1998 vle­rë­suar nga UNESCO si pje­së e Tra­shë­gi­mi­së Bo­të­ro­re). Ai lin­di si Karo­li de Ghega në Ve­ne­dig. Me ndër­ti­min e he­ku­ru­dhës së Semmer­ing-ut Gega realizoi ndër­ti­min e he­ku­ru­dhës së pa­rë ma­lo­re në bo­të (1848 – 1854). Në vi­tet 1850 ai pla­ni­fi­koi ndër të tje­ra edhe rrje­tin he­ku­ru­dhor për të­rë te­rri­to­rin e Austro­-­Hungari­së. Për shër­bi­met e lar­ta ndaj Peran­do­ri­së Austro­-­Hungare­ze, Gega u nde­rua më 1851 me ti­tu­llin e lar­të „Ritter“ (Kalorës); dhe
  • Aleksandër Moisiu (Alexand­er Mois­si, 1879 – 1935), lin­di në Trieste dhe fë­mi­jë­ri­në e tij e ka­loi në Tries­te, Durrës dhe Graz. Në Vjenë ai do të stu­djon­te fi­lli­misht Kanto (1898), por shumë shpejt iu për­kusht­ua aktri­mit, du­ke u bërë një ndër akto­rët më të fam­shëm të ko­hës së tij. Ai ish­te akto­ri i pa­rë që mi­shë­roi ro­lin krye­sor të „Jeder­mann-it“ (nga Hugo von Hofmanns­thal) në pre­mie­rën e pa­rë të Lojrave Festive të Salz­bur­gut në vi­tin 1920. Që atë­he­rë, kjo pje­së teat­ra­le, që bën fja­lë për vdek­jen e një pa­sa­ni­ku, është kthyer në një tra­di­të kulturore  – me të fi­llon çdo vit pro­gra­mi i Lojrave Festive Verore në Salz­burg.  Alek­san­dër Moi­siu do të luan­te ro­lin krye­sor në kë­të pje­së tea­tra­le për 7 se­zo­ne me ra­dhë, de­ri në vi­tin 1931.

Zyra e Për­kthi­me­ve SCAMPA – Part­ne­ri Juaj për për­kthi­me gjer­ma­nisht – shqip – gjer­ma­nisht.
Në Austri, Zvicër, Gjer­ma­ni dhe në mba­rë ra­jo­nin shqip­fo­lës.

Monumenti i Skenderbeut në Elbasan

Skënderbeu