Zyra e Për­kthi­me­ve SCAMPA – Part­ne­ri Juaj për për­kthi­me gjer­ma­nisht – shqip – gjer­ma­nisht. 

Gjuha shqipe (ose shqipja) bën pje­së në fa­mil­jen e gju­hëve indo­euro­pia­ne dhe aty për­fa­që­son një de­gë më ve­te. Në li­te­ra­tu­rën gju­hë­so­re kra­ha­sim­ta­re shu­mi­ca e stu­diues­ve po­ho­jnë prej­ar­dhjen e drejt­për­drejtë të gju­hës shqi­pe nga ilirisht­ja e lash­të.

Dëshmitë e para dhe të dhëna për egzis­ten­cën e gju­hës shqi­pe re­zul­to­jnë të pak­tën që nga Mes­jeta e Lar­të, me do­ku­men­tet e pa­rë të shqi­pes së shkru­ar ajo vër­te­to­het qar­ta­zi që nga sheku­lli i XV.

Gjatë periudhës së Rilind­jes Kombë­ta­re, në gjys­mën e dy­të të she­ku­llit XIX, u ven­dos dhe një­si­mi i shkri­mit të shqi­pes.

Deri në atë kohë gju­ha shqi­pe ish­te shkru­ar në alfa­be­tin latin, grek, arab apo dhe në alfa­be­te të ve­çan­ta. Me Kongresin e Manastir­it (Bitola e sot­me në Maqe­do­ni­në e Veriut) në vi­tin 1908 u ven­dos një­si­mi i alfa­be­tit të shqi­pes me alfa­be­tin latin (i plotë­su­ar me 9 digrame, dhe me dy shkro­nja me she­nja diakritike – ç, ë – me gjith­sej 36 shkro­nja). Shqipja shkru­het si­pas sis­te­mit të saj fono­logjik – me 7 fo­ne­ma za­no­re dhe 29 fo­ne­ma bashkë­ti­ngë­llo­re.

Gjuha shqipe ka dy dialek­te krye­so­re, që shtri­hen në ve­ri të ven­dit – gegërisht­ja – dhe në jug të ven­dit – toskërisht­ja. Ku­fi­ri i kë­ty­re dy zo­na­ve dia­le­kto­re ka­lon në­për Shqipërinë e Mes­me, për­gja­të lu­mit Shkumbin, dhe për­fa­që­son një­ko­hë­sisht edhe një li­një nda­rë­se fe­ta­re dhe kul­tu­ro­re.

Gjuha e sotme stan­dar­te shqip­ta­re ose gju­ha e një­su­ar le­tra­re shqi­pe ba­zo­het krye­sisht mbi toskë­ri­shten dhe u mi­ra­tua në Kongre­sin e Drejt­shkri­mit të Shqi­pes në vi­tin 1972 në Tiranë.

Shqipja është gjuhë zyr­ta­re në Shqipë­ri, Kosovë dhe Ma­qe­do­ni­në e Veriut, por fli­tet gje­rë nga po­pu­llsia etni­ke shqip­ta­re edhe në Mal të Zi dhe në Ser­bi. Një­ko­hë­sisht egzis­to­jnë edhe di­sa ishuj gjuhë­so­rë të shqi­pes, ndër të tje­ra në Itali (Arbëresh­ët), Gre­qi (Çamët etni­kë, Arvanit­ët), në Bull­gari, Rumani, Tur­qi dhe në Ukrai­në. Në Itali, Ruma­ni dhe Ser­bi gju­ha shqi­pe ësh­të e njo­hur si gju­hë mi­no­ri­te­tesh.

Gjuhën shqipe e fla­sin në mba­rë bo­tën rreth 7,5 – 8 milio­në nje­rëz.

Zyra e Për­kthi­me­ve SCAMPA – Part­ne­ri Juaj për për­kthi­me gjer­ma­nisht – shqip – gjer­ma­nisht.
Në Austri, Zvicër, Gjer­ma­ni dhe në mba­rë ra­jo­nin shqip­fo­lës.

Mozaik Valle Popullore, Gjirokastër

Valle Popullore, Mozaik në Gjirokastër