Zyra e Për­kthi­me­ve SCAMPA – Part­ne­ri Juaj për për­kthi­me gjer­ma­nisht – shqip – gjer­ma­nisht. 

Gjurmët e para të vend­ba­nime­ve nje­rë­zo­re në Shqipëri da­to­jnë që nga ko­ha e gu­rit të lash­të (paleo­li­tit). Në jug­lindje të ven­dit ja­në gje­tur vend­ba­ni­me nga ko­ha e neo­li­tit. Gjetjet e vend­ba­ni­meve të pa­ra for­ti­fi­kue­se, të Proto­-­Ilirëve, fla­sin qar­të për egzis­ten­cën e po­pu­lli­me­ve në epo­kën e bron­xit. Në epo­kën pa­sue­se, atë të he­ku­rit, da­to­jnë një së­rë vend­ba­ni­mesh më të më­dha for­ti­fi­kue­se ilire, varre­zat tu­mu­la­re dhe pik­tu­rat e shpe­lla­ve.

Në mijëvjeçarin e pa­rë p.e.s. ngri­hen qy­te­zat e pa­ra e më vo­në shte­tet e pa­ra ilire. Me she­ku­llin e VI p.e.s. fi­llon for­mi­mi i ko­lo­ni­ve gre­ke.

Gjatë shekullit të IV p.e.s. gjen­den të do­ku­men­tu­ar për­lesh­jet e ash­pra të ilirëve me mbre­të­ri­në e atë­her­shme të Ma­qe­do­ni­së, të ci­lët ia do­lën mba­në të shma­ngnin për­fshi­rjen e ven­dit në Pe­ran­do­ri­në e Alek­sand­rit të Madh (336–323 p.e.s.). Në she­ku­llin e III p.e.s. mbre­të­rit ilirë ngri­tën zo­nat lo­ka­le sun­due­se për­gja­të te­rri­to­rit të Shqipërisë së sot­me.

Në vitin 230 p.e.s., di­sa ko­lo­ni gre­ke për­gja­të bri­gje­ve të Adriatikut dhe ishuj­ve të Dalma­ci­së, ka­lu­an nën mbroj­tjen e Romës. Pas dy luftë­ra­ve ilire, ra­jo­ni ka­loi gra­dua­lisht nën kon­tro­llin romak. Në vi­tin 168 p.e.s. mbre­ti i fun­dit ilir, Genti, u soll rob në Ro­më. 146 p.e.s. fi­lloi ndër­ti­mi i rru­gës Egnatia (Via Egnatia), fi­lli­misht si rru­gë ushta­ra­ke, mbi ba­zë të rru­gës së her­shme Via Candavia, si një zgja­tim i rru­gës Via Appia për në Lin­dje. Via Egnatia zhvi­llo­het më tej si lidh­ja më e rën­dë­sish­me nga Adriatiku për në Bosfor dhe rrje­dhi­misht mes dy qen­dra­ve të push­te­tit të pe­ran­do­ri­së së vo­në ro­ma­ke, Romës dhe Bizant­it. Në de­ka­dat e më­von­shme rea­li­zo­het ro­ma­ni­zi­mi in­ten­siv i te­rri­to­rit shqip­tar.

Relikte der Via Egnatia bei Arrëz (Librazhd)

Relikte nga Rruga Egnatia pra­në Arrëzit (Librazhd)

Në vitin 380 e.s. krishtë­ri­mi de­kla­ro­het si feja zyr­ta­re e pe­ran­do­ri­së ro­ma­ke. Në she­ku­llin e IV/V fi­llon kristia­ni­zi­mi gra­du­al edhe i po­pull­si­së së atë­he­rë­shme shqip­ta­re, fi­lli­misht në zo­nat breg­de­ta­re dhe më pas edhe me ba­no­rët e zo­na­ve ma­lo­re.

Me ndarjen e Perandori­së Roma­ke në atë të lind­jes dhe atë të pe­rën­di­mit në vi­tin 395, terri­to­ret shqip­ta­re bien nën sun­di­min e Pe­ran­do­ri­së Bi­zan­ti­ne, ku­fij­të e së ci­lës do të sul­mo­he­shin për she­kuj të të­rë nga armiq të ndry­shëm. Në she­ku­llin e VI u shfaq rre­zi­ku nga dynd­jet slla­ve. Në disa zo­na të terri­to­re­ve të sot­me të Shqipërisë ngri­hen në she­kujt e më­von­shëm për­ko­hë­sisht mbre­të­ria e Gotëve të Lind­jes, vend­ba­ni­me nga fi­set slla­ve apo dhe push­ti­mi bull­gar, deri sa bi­zan­ti­nët fu­qi­zo­hen së­risht në gjys­mën e pa­rë të she­ku­llit XI me shtrir­je të reja të për­koh­shme të push­te­tit të ty­re.

Zhvillimet e ndryshme që mo­rën pe­ran­do­ria ro­ma­ke dhe ajo bi­zan­ti­ne çuan në vi­tin 1054 edhe në ndar­jen e kishës, në atë të Lindjes dhe atë të Perën­di­mit. Kjo ndar­je gjen ndi­ki­met e saj de­ri në di­tët e sot­me në Shqipëri, me drej­ti­met e ndry­shme që mo­ri kisha në Shqipërinë e Veriut (besimi katolik) dhe në jug të ven­dit (besimi ortodoks).

Perandoria Bizantine do të do­bë­so­hej së­risht në she­kujt XI dhe XII dhe nor­ma­nët zbar­ko­jnë në bri­gjet e Vlorës së sot­me. Që nga she­ku­lli i XII di­sa qy­te­te bien nën ndi­ki­min e fu­qi­së vene­di­ka­se.

Në fund të shekullit XII, 1300 vi­te pas rë­nies së mbre­të­ri­ve të Ilirisë së lash­të, kri­jo­het Principata Auto­no­me e Arbërit, me krye­qy­tet Krujën.

Gjatë shekullit të XIV shu­më te­rri­to­re të Ballkanit bien nën sun­di­min serb, një­ko­hë­sisht në zo­nat shqip­ta­re for­mo­hen kla­ne të fu­qish­me fa­mil­ja­re me prin­ci­pa­tat e ty­re.

Disfata e koalicionit ball­ka­nik në be­te­jën e Fushë-Koso­vës në vi­tin 1389 i ha­pi rru­gën Pe­ran­do­ri­së Osma­ne të zgje­ron­te sun­di­min e saj ndër të tje­ra edhe në Shqipëri. Fi­lli­misht u push­tua Kruja në vi­tin 1415 e më pas te­rri­to­re të tje­ra në Shqipërinë e Jugut dhe atë të Mesme.

Në veri të vendit fillo­jnë krye­ngri­tjet për pa­va­rë­si, të ci­lat nën drej­ti­min e heroit kom­bë­tar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) i bë­në ba­llë për di­sa de­ka­da fu­qi­së ush­ta­ra­ke më të ma­dhe të ko­hës, asaj osma­ne. Besë­lidh­ja Shqip­ta­re e Lezhës më 1444, si një alean­cë po­li­ti­ke dhe ushta­ra­ke e luf­tës së për­bash­kët të fis­ni­kë­ve shqip­ta­rë kun­dër push­tues­ve osma­në, mun­dë­soi bash­ki­min po­li­tik të prin­ci­pa­ta­ve shqip­ta­re dhe kri­joi një push­tet qën­dror për të gji­tha vi­set e li­ra shqip­ta­re.

Reste der bei der osmanischen Eroberung im 15. Jahrhundert zerstörten Grabeskirche 	St. Nikolaus und Denkmal für den Nationalhelden Skanderbeg, Lezhë

Rrënojat e Kishës së Shën Niko­llës (e shka­të­rruar gja­të push­ti­mit osman në shek. XV) dhe Mo­nu­men­ti i Hero­it Kom­bë­tar Skënderbeu, Le­zhë

Shqipëria përfundoi tërë­sisht nën thun­drat e sun­di­mit osman ve­tëm pas vde­kjes së Skënderbeut më 1468, du­ke u shndë­rru­ar më pas për 4 she­kuj me ra­dhë një pro­vin­cë e lar­gët e Peran­do­ri­së Os­ma­ne. Në këtë periudhë një pjesë e mirë e popullsisë u detyrua të pranonte fenë myslimane.

Dobësimi i Perandorisë Os­ma­ne në she­ku­llin e XVIII çoi në for­ci­min e sun­dues­ve lo­ka­lë bren­da te­rri­to­re­ve shqip­ta­re të push­tu­a­ra nga tur­qit. Më i njo­hu­ri prej ty­re është Ali Pashë Tepelena (sundimtari i Pashallëkut të Janinës).

Sundimi i ashpër osman çoi në she­ku­llin e XIX në lind­jen e një le­vi­zje­je të re mba­rë kom­bë­ta­re, në pe­riu­dhën e Rilind­jes. Ngjar­ja më e rën­dë­si­shme e kë­saj lë­viz­je­je ish­te Lidhja Shqip­ta­re e Prizrenit më 1878, ku u kër­kua au­to­no­mi e plo­të e të gji­tha tro­je­ve me shu­mi­cë shqip­ta­re në Peran­do­ri­në Os­ma­ne.

2 mijë vite pas Ilirisë së lash­të dhe 7 she­kuj pas kri­ji­mit të Prin­ci­pa­tës së Arbërit, Shqipëria arrin të shpa­llë pavarësi­në e saj nga Pe­ran­do­ria Os­ma­ne më 28 Nëntor 1912. Vi­te të vësh­ti­ra dhe të pa­qën­drue­shme do të pa­so­nin për shqip­ta­rët, ndër të tje­ra admi­ni­stra­ta e për­koh­shme e Prinz Vid­it (Wil­helm von Wied, 1914), luf­ta e pa­rë bo­të­ro­re, qe­ve­ria e për­koh­shme e Fan Nolit dhe një monark, i vet­shpa­llur si mbret i shqip­ta­rë­ve, Ahmet Zo­gu (1928-1939, si mbret Zo­gu I.).

Në vitin 1939 Shqipëria push­to­het nga tru­pat fa­shi­ste të Mu­so­li­nit, e më 1941 nga ato na­zi­ste gjer­ma­ne. Me kri­ji­min e Par­tisë Ko­mu­ni­ste Shqip­ta­re 1941 fi­llon luf­ta e or­ga­ni­zu­ar anti­fashi­ste nacional­çli­rim­ta­re partiza­ne de­ri në çli­ri­min e ven­dit në Nëntor 1944.

Eines der zahlreichen Denkmäler zur Befreiung Albaniens im Jahr 1944

Një nga monumentet e shum­ta mbi Çliri­min e Shqi­pë­ri­së më 1944, Berat

Në janar 1946 vendi u shpall zyr­ta­risht Republi­ka Po­pu­llo­re e Shqipërisë (1946-1976), dhe me ven­dim kush­te­tu­te më 1976 Republi­ka Popu­llo­re Socia­li­ste e Shqipërisë (1976-1991). Sekre­tar i Pa­rë i qe­ve­ri­së së kë­saj pe­riu­dhe ish­te Enver Hoxha. Për 4 de­ka­da me ra­dhë ven­di u drej­tua me një kurs sta­li­nian te­për të ash­për. Në nëntor 1949 u ndër­pre­në marrë­dhë­niet fi­lli­misht me Jugo­slla­vi­në dhe në dhje­tor 1960 me Bash­ki­min So­vje­tik. Në vi­tin 1967 Shqipëria vetë­de­kla­ro­het si shte­ti i pa­rë ateist në bo­të. 1977/78 ndër­pri­ten marrë­dhë­niet di­plo­ma­ti­ke edhe me Kinën. Më pas ven­di ndo­qi një po­li­ti­kë vetë­izolu­ese deri në fi­lli­min e vi­teve 90-ë.

1990/91 erdhën edhe në Shqipëri ndry­shi­met po­li­ti­ke. Shqipëria nis rru­gën e saj të re drejt in­te­gri­mit ndër­kom­bë­tar dhe zhvi­lli­mit të një sho­që­rie de­mo­kra­ti­ke.

Zyra e Për­kthi­me­ve SCAMPA – Part­ne­ri Juaj për për­kthi­me gjer­ma­nisht – shqip – gjer­ma­nisht.
Në Austri, Zvicër, Gjer­ma­ni dhe në mba­rë ra­jo­nin shqip­fo­lës.