Zyra e Përkthimeve SCAMPA – Partneri Juaj për përkthime gjermanisht – shqip – gjermanisht.
Shqipëria ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 28.748 km². Kjo korrespondon me një të tretën e sipërfaqes në Austri, 70 % e sipërfaqes në Zvicër dhe pothuajse me sipërfaqen e zonës së Brandenburgut në Gjermani. Popullsia shqiptare përbëhet prej 2,86 milionë banorësh (2019). Më shumë se 3 milionë shqiptarë të tjerë jetojnë jashtë kufijve të shtetit shqiptar (në Kosovë [rreth 90 % të popullsisë janë shqiptarë etnikë], në Maqedoninë e Veriut [rreth 25 % e popullsisë], në Mal të Zi, Greqi, Itali, si dhe një diasporë e madhe në mbarë botën).
Aglomeracioni i Tiranës, kryeqyteti shqiptar, përmbledh një popullsi afërsisht prej 890.000 banorësh. Qytete të tjera të mëdha shqiptare janë Durrësi, Elbasani dhe Shkodra.
Shqipëria gëzon pasuri të mëdha nëntokësore e ujore.
Ajo është mëse e bekuar me bukuritë e shumta natyrore dhe thesaret e saj të çmuara kulturore. Vendi zotëron (Janar 2020)
4 pasuri të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- qyteti antik i Butrintit (pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore, prej 1992/1999)
- qyteti i vjetër historik i Beratit dhe i Gjirokastrës (pjesë e Trashëgimisë Kulturore Botërore, prej 2005/2008)
- Rezervati Natyror i lumit të Gashit (Tropojë) dhe pyjet e Rrajcës (Përrenjas, Librazhd), si pjesë e Trashëgimisë Botërore Natyrore Transnacionale të Pyjeve të Ahut Primar të Karpateve dhe të Zonave të tjera Europiane (prej 2017)
- Trashëgimia Ndërkufitare Natyrore dhe Kulturore e Zonës së Ohrit (si zonë mikse natyrore dhe kulturore e Trashëgimisë Botërore, prej 2019),
Iso-Polifoninë Shqiptare, e pranuar nga UNESCO në Listën e Trashëgimisë Botërore Shpirtërore të Njerëzimit në vitin 2005/2008,
Kodikun e Purpurtë të Beratit, i shkruajtur në pergamenë të purpurtë në periudhën e krishterëve të hershëm të shekullit VI-IX, dhe i përfshirë në vitin 2005 në Listën e Memories së Botës nga UNESCO, dhe më tej
në vitin 2014, mbi bazë të projektit të UNESCO-s „Njeriu dhe Biosfera“ (MAB) , u pranua Rezervati Ndërkufitar i Biosferës Ohër-Prespa.
Këto Trashëgimi Botërore të UNESCO-s, me Rezervatin e Biosferës Ohër-Prespa dhe gjithashtu me
14 parqet kombëtare dhe një zonë të mbrojtur detare (Karaburun-Sarandë),
alpet shqiptare me një lartësi deri 2.750 m mbi nivelin e detit, dhe
një linjë bregdetare prej mbi 350 km përgjatë detit Adriatik dhe atij Jon,
paraqesin për Shqipërinë njëkohësisht edhe një potencial të madh turistik.

Karibik apo Ksamili (në jug të Shqipërisë) ?

Gjiri i Vlorës me ishullin e Sazanit
Shqipëria është prej qershorit 2014 kandidate zyrtare për pranimin në Bashkimin Europian. Marrëveshja për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë u nënshkrua nga Bashkimi Europian në Mars 2020.
Zyra e Përkthimeve SCAMPA – Partneri Juaj për përkthime gjermanisht – shqip – gjermanisht.
Në Austri, Zvicër, Gjermani dhe në mbarë rajonin shqipfolës.