Zyra e Përkthimeve SCAMPA – Partneri Juaj për përkthime gjermanisht – shqip – gjermanisht. 

Shqi­pë­ria ushtron­te përgjatë viteve si Republi­kë Po­pu­llo­re (1945 – 1990) një sis­tem eko­no­mik, që kon­tro­llo­hej rrep­të­sisht nga shte­ti. Në fun­din e vi­te­ve 1980-ë, vi­tet e fun­dit të eko­no­mi­së socia­li­ste, PBB-ja (Pro­dhi­mi i Brënd­shëm Bru­tto) vje­tore ish­te në vle­rën prej 700 USD për fry­më, një vle­rë shu­më e ul­ët në kra­ha­sim edhe me ven­det e tje­ra të ra­jo­nit.

Pas ndryshimit të sis­tem­it në vitet 1990/91 eko­no­mia shqip­ta­re do të ka­lon­te një pe­riu­dhë te­jet të vësh­ti­rë. Shkatërrimi thuajse to­tal i eko­no­mi­së egzis­tue­se çoi në një rë­nie të the­llë të PBB-së, i ci­li në vi­tin 1992 arriti në ve­tëm sa një të tre­tën e PBB-së të vi­tit 1980. Megji­tha­të vi­tet në vazh­dim do të shë­no­nin një për­mi­rë­sim dhe zhvi­llim të qën­drue­shëm, edhe pse efek­tet e kri­zës eko­no­mi­ke të vi­tit 2008 do të ndi­he­shin fort dhe do ta sho­që­ro­nin eko­no­mi­në shqip­ta­re për­gja­të tërë vi­te­ve 2009-2016, por edhe në 2020-ën gjatë pandemisë së virusit Covid-19.

PBB-ja nominale për frymë për vi­tin 2023 shkoi në 8.000 USD, vle­rë kjo që shë­non një rri­tje deri 11 he­rë më shu­më kra­ha­su­ar me vi­tin 1997, si vi­ti më i vështirë i periudhës së ndryshimeve demokratike të pas viteve 90-ë.

Të dhënat e Bankës Botëro­re e vle­rë­so­jnë ta­shmë Shqipëri­në në lis­tën e ven­de­ve me të ar­dhu­ra të lar­ta me­sa­ta­re (upper-­middle-­income coun­try), parashikimet cilësohen si të qëndrueshme dhe pozitive (Rating S & P: B+ pozitive, Rating Moody’s: B 1 e qëndrueshme).

Rritja vjetore e ekono­mi­së shqiptare për vitin 2024  pritet të jetë në normën 3,6 % dhe për vitet e ardhshme ndjeshëm mbi 3 %.

Impulset e rritjes së ekonomisë shqiptare rrjedhin kryesisht nga sektori i energjisë dhe i minierave, si edhe nga sektori i turizmit dhe i shërbimeve. Numri i turistëve që vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2023 arriti në 10 Milionë vizitorë, shifër që flet për një bum të mirëfilltë turistik në vend.

Burimi i të dhënave: INSTAT, Bank of Albania, World Bank, IMF, WKO
Grafiku: SCAMPA, Tetor 2024

Sipas Indeksit të Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index, HDI) të Kombeve të Bashkuara, i cili krahas PBB për frymë përfshin edhe faktorë të tjerë si jetëgjatësia mesatare dhe kohëzgjatja e arsimimit, Shqipëria gjendet në zonën e zhvillimit të lartë njerëzor.

Zhvillimi pozitiv i ekonomi­së shqip­ta­re dhe kush­tet eg­zis­tue­se për in­ves­tim ka­në tër­he­qur vë­mend­jen e një së­rë investorëve të hu­aj, si­do­mos nga zo­na e ven­de­ve gjer­ma­nisht­fo­lë­se, të ci­lët, du­ke kup­tu­ar po­ten­cia­lin e madh, ka­ne mbë­rri­tur në vend ose po pla­ni­fi­ko­jnë in­ves­ti­me në një të ardh­me të afërt ose të mes­me.

Në ballë të investimeve të hua­ja di­rek­te në Shqi­pë­ri për vi­tin 2024 ish­in Zvicra (në ven­din e parë) dhe Austria (në ven­din e 6-të).

Zyra e Përkthimeve SCAMPA – Partneri Juaj për përkthime gjermanisht – shqip – gjermanisht. 
Në Austri, Zvicër, Gjermani dhe në mbarë rajonin shqipfolës.