Zyra e Përkthimeve SCAMPA – Partneri Juaj për përkthime gjermanisht – shqip – gjermanisht.
Shqipëria ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 28.748 km². Kjo korrespondon me një të tretën e sipërfaqes në Austri, 70 % e sipërfaqes në Zvicër dhe pothuajse me sipërfaqen e zonës së Brandenburgut në Gjermani. Numri i popullsisë shqiptare është 2,76 milionë banorë (2023). Më shumë se 3 milionë shqiptarë të tjerë jetojnë jashtë kufijve të shtetit shqiptar (në Kosovë [rreth 90 % të popullsisë janë shqiptarë etnikë], në Maqedoninë e Veriut [rreth 25 % e popullsisë], në Mal të Zi, Greqi, Itali, si dhe një diasporë e madhe në mbarë botën).
Aglomeracioni i Tiranës, kryeqyteti shqiptar, përmbledh një popullsi afërsisht prej 890.000 banorësh. Qytete të tjera të mëdha shqiptare janë Durrësi, Elbasani dhe Shkodra.
Shqipëria gëzon pasuri të mëdha nëntokësore e ujore.
Ajo është mëse e bekuar me bukuritë e shumta natyrore dhe thesaret e saj të çmuara kulturore. Vendi gëzon (Tetor 2024)
Këto Trashëgimi Botërore të UNESCO-s, me Rezervatin e Biosferës Ohër-Prespa dhe gjithashtu me
paraqesin për Shqipërinë njëkohësisht edhe një potencial të madh turistik.

Karibik apo Ksamili (në jug të Shqipërisë) ?

Gjiri i Vlorës me ishullin e Sazanit
Shqipëria është prej qershorit 2014 kandidate zyrtare për pranimin në Bashkimin Europian. Marrëveshja për fillimin e negociatave të pranimit u nënshkrua nga Bashkimi Europian në Mars 2020. Konferenca e dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, që çel grupkapitullin “Themeloret” në tryezën e negociatave për anëtarësim u mbajt në Tetor 2024.
Zyra e Përkthimeve SCAMPA – Partneri Juaj për përkthime gjermanisht – shqip – gjermanisht.
Në Austri, Zvicër, Gjermani dhe në mbarë rajonin shqipfolës.